Trajneri i Milanit ka dy fjalë për klubin shqiptar

Futboll

Trajneri i Milanit ka dy fjalë për klubin shqiptar

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 15:37
Vincenzo Montella

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, thotë se ndeshja në “San Siro” ndaj Shkëndijës, varet e gjitha nga paraqitja e Milanit, derisa lavdëroi skuadrën shqiptare për mënyrën se si luajnë.

“Diferenca mes Shkëndijës dhe Craiovas? Shkëndija ka zhvilluar më shumë ndeshje zyrtare se ne, duke përfshirë edhe raundet para eliminatore të Europa League. Pas asaj, ata fituar ndaj kampionëve aktual të Maqedonisë. Kanë ide të qartë se si të luajnë, të sulmojnë. Kanë lojtarë të talentuar dhe të paparashikueshëm, si Ibraimi.

Ndeshje e komplikuar? Varet nga ne. Ata janë shumë të organizuar, por ne duhet të mendojmë për objektivat tona.

Jemi duke luajtur në Europa League dhe atë para tifozëve tanë kështu që besoj se nuk do të më zhgënjejnë. E përsëris, vetëm sa kemi filluar, por është sfidë shumë e rëndësishme”, shtoi mes tjerash Montella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat