Presidenti i UEFA-s mbërrin në Prishtinë,

Futboll

Presidenti i UEFA-s mbërrin në Prishtinë,

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 12:31
Pamje nga pritja

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin,  ka arritur në Prishtinë, ku po takohet me drejtuesit e lartë të FFK-s.

Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, nga presidenti i FFK-s, Fadil Vokrri, dhe drejtuesit tjerë të federatës, shkruan Gazeta Olle. Gjatë ditës, i pari i UEFA-s, do të vizitojë stadiumin e Prishtinës, si dhe do të ketë takime me qeveritarë të Kosovës.

Më pas, ai do të mbajë një konferencë për media. Kjo është hera e parë që një president i UEFA-s e viziton vendin tonë.

Kujtojmë që kjo është vizita e parë e Çeferinit që i bënë një vendi të Ballkanit, që prej se u emërua në krye të UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat