Presidenti i UEFA-s: Jam i priveligjuar që po e vizitoj Kosovën

Futboll

Presidenti i UEFA-s: Jam i priveligjuar që po e vizitoj Kosovën

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 16:12
Kryeministri Isa Mustafa priti presidentin e UEFA-s

Sot arrriti për vizitë zyrtare në FFK, presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Çeferin, i shoqëruar nga zyrtarët e UEFA-s Zoran Lakoviç, Luka Zajc dhe Zlatko Pavlica, të cilët në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë u  pritën dhe mirëseardhje u dëshiroi presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri i shoqëruar nga nënpresdienti Agim Ademi, anëtari i KE Agron Mustafa dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri ka falënderuar presdientin Çeferin për këtë vizitë që për futbollin e Kosovës është historike dhe shumë domethënëse dhe pas një bisede të shkurtër në ambientet e aeroportit, delegacioni mori rrrugë për në selinë e FFK-së, ku presidentit Vokrri, e njohu presidentin Çeferin për zhvillimin e futbollit, përparësitë dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet FFK-ja. Por, pas pranimit në UEFA dhe FIFA gjendja dukshëm është përmirësuar dhe po vazhdon të përparojë falë edhe ndihmës që po japin këto dy institucione.

FFK-ja po punon fortë  në përmirësimin e kushteve, përmirësimin e infrastrukturës si dhe në organizimin dhe ngritjen profesionale të zyrtarëve, gjyqtarëve e trajnerëve. Po ashtu po punojmë edhe në zhvillimin e futbollit të femrave dhe futsallit. Unë edhe njëherë ju falënderoj për gjithë mbështetjen që keni dhënë si president i UEFA-s por edhe sa ishit president i FF të Sllovenisë. Nga ana e tij presidenti i UEFA-s z. Aleksander Çeferin tha: Ndejehem shumë i privilegjuar që pata mundësi ta vizitojë Kosovën si federatë dhe përgëzoi presidentin Vokrri për këtë angazhim dhe këtu po shoh një vullnet për  zhvillimin e futbollit. UEFA do të jetë mbështetëse e fortë dhe ne jemi të vetëdijshëm se si Federatë e pranuar vonë, keni nevojë për shumë gjëra e ne do të jemi gati gjithmonë t’u dalim në ndihmë për të ecur para.

Presidenti Çeferin dhe delagacioni vizitoi të gjitha zyrat dhe zyrtarët e FFK-së si dhe shprehu admirimin e tij duke thënë se në Federatën sllovene kemi filluar më 1991 me një zyre.

Image

Delegacioni i UEFA-s dhe i FFK-së në Kryeministri

Pas FFK-së delegacioni i UEFA-s bashkë me delagacionin e FFK-së u pritën nga kryeministri i Repuiblikës së Kosovës z. Isa Mustafa dhe minsitrja e Kulturës , Rinisë dhe Sporteve znj. Vlora Dumoshi. Duke e përshëndetur dhe falënderuar presidentin e UEFA-s z. Çeferin për mbështetjen që i kanë dhënë FFK-së, shprehu gatishmërin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur futbollin e Kosovës, sidomos në përmirësimin  e infrastrukturës që është shumë e nevojshme për këtë kohë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. E mysafiri z. Çeferin falënderoi për këtë mikpritje të ngrohët dhe ndjehet shumë i ndruar për këtë vizitë. Presdienti i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu janë miqtë e mi dhe kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. UEFA gjithmonë ka konsideratë të madhe ndaj federatave të reja sepse kanë nevojë për më shumë përkrahje dhe kjo nuk do të mungojë në asnjë segement.

Presidenti Çeferin në stadiumin e  Prishtinës

Pas vizitës në kryeminstri delegacioni i UEFAs- vizitoi  stadiumin e Prishtinës i cili po renevohet për t’u përgatitur për  ndeshjet ndërkombëtare. Presidenti Çeferin u nda i kënaqur me nivelin e punimeve si dhe me cilësinë e ndërtimit. UEFA ka dhënë kontributin e saj me mbikëqyerjen dhe këshillat rreth ndërtimit. Në stadium ishte i pranishëm edhe drejtori i Prokurimit të MKRS-së z, Burim Reçica për të treguar nivelin e investimeve si investitor kryesor i këtij renovimi. Presidenti i UEFA-s me bashkëpunëtorët e tij vizitoi edhe muzeun e Pavarësisë, afër Stadiumit të Qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat