Ballistët nderojnë Shkëndijen

Futboll

Ballistët nderojnë Shkëndijen

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:35
Ballistët

Tifozët e Shkëndijës, Ballistët kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në prag të përballjes së sotme me Milanin në Europa League.

Në faqen e zyrtare në Facebook “Ballistët” kanë publikuar pamje nga qendra e Milanit “Piazza Duomo”, duke kënduar këngë patriotike, që tashmë janë bërë tradicionale në përkrahje të sportistëve shqiptarë.

“Një pjesë e Ballistëve në Piazza Duomo. Ku ka Ballist, ai vend frymon shqip”, thuhet në postimin e Ballistëve, ndërsa theksojnë se “Shkëndija bashkon shqiptarët”.

Rreth 17 autobusë me tifozë të organizuar do t’i japin sonte mbështetje Shkëndijës në San Siro ndaj Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat