Shtyhet zyrtarizimi i Matuidit, PSG kërkon t’i dijë detajet rreth bonuseve

Futboll

Shtyhet zyrtarizimi i Matuidit, PSG kërkon t’i dijë detajet rreth bonuseve

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 06:47
Blaise Matuidi

Blaise Matuidi i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore te Juventusi, mirëpo akoma nuk është finalizuar transferimi, pasi që Paris Saint-Germaini kërkon detaje rreth bonuseve.

Mesfushori 30-vjeçar arriti të mërkurën në Torino dhe iu nënshtrua testeve mjekësore dhe pritej që gjatë të enjtes të ndodhte nënshkrimi.

“Ne kemi marrëveshje verbale me PSG-në dhe shumë shpejt do të jetë zyrtare”, u ka thënë gazetarëve drejtori i Juves, Giuseppe Marotta.

Sipas Le Parisien, shtyrja e transferimit ka ndodhur për shkak të disa detajeve në lidhje me bonuset.

Kjo për faktin se janë 10 milionë euro në pyetje. Zonja e Vjetër do të paguajë 20 milionë euro për Matuidin, ndërsa 10 milionë të tjera janë caktuar të jepen në formë shtesash.

Për këtë arsye, klubi francez ka kërkuar që gjithçka të përfshihet në dokumentet e marrëveshjes në lidhje me këto bonuse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat