Ylli i Dortmundit i shokuar nga sjellja e Dembele

Futboll

Ylli i Dortmundit i shokuar nga sjellja e Dembele

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 10:15
Ousmane Dembele

Gonzalo Castro ka kritikuar sjelljen e sulmuesit Ousmane Dembele.

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Gonzalo Castro ëshët i shokuar me vendimin e Ousmane Dembele që të mos paraqitet në stërvitje.

Franceze dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, por Castro thotë se çfarë ka bërë Dembele, nuk ka parë kurrë.

“Ne ishim të shokuar me vendimin e Dembeles për të mos marrë pjesë në stërvitje. Kjo është diçka që unë kurrë nuk e kam përjetuar”, tha Castro për Bild.

“Ne nuk duhet të harrojmë se ai është vetëm 20 vjeçar dhe nuk e dimë se kush është pas vendimeve të tij. Duhet të presim dhe të shohim nëse do të kthehet sërish në stërvitje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat