Boateng kthehet në Bundesligë

Futboll

Boateng kthehet në Bundesligë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 11:38
Kevin Prince Boateng

Reprezentuesi ganez ka ndërprerë kontratën me Las Palmas.

Kevin Prince Boateng është lojtar i lirë pas shkëputjes së kontratës me Las Palmas.

Ish-futbollisti i Schalkes pritet të luajë sërish në kampionatin gjerman, por këtë herë me Eintracht Frankfurt.

Mediat gjermane konfirmojnë se Boateng është në bisedime me Frankfurtin dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja, ku ai do të nënshkruajë një kontratë një-vjeçare me klubin nga Bundesliga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat