Kabashi aksidenton tre persona me makinë

Futboll

Kabashi aksidenton tre persona me makinë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 18:13
Ilustrim

Me siguri ju kujtohet Elvis Kabashi, futbollisti që pretendonte si ishte shumë i mirë për të luajtur për Shqipërinë dhe se Italia do t’i kishte dyert e hapura për të. Që pasi mohoi fanellën kuqezi, mesfushori jo vetëm që nuk mori asnjëherë një thirrje nga të kaltrit, por karriera e tij morri një rrugë aspak pozitive.

Me 1 korrik, atij i përfundoi edhe kontrata afatgjatë që kishte lidhur 5 vite më parë me Juventusin, duke mbetur tashmë pa ekip. Por ky është problemi më i vogël me të cilin po përballet aktualisht lojtari i cili po përballet me drejtësinë italiane.

Rreth orës 01.30 të mbrëmjes së djeshme, Kabashi ka shkaktuar një aksident të rëndë automobilistik në Forte Dei Marmi, në të cilin janë përfshirë dy makina dhe një motor. Sipas mediave italiane, një makinë Mercedes që drejtohej nga Kabashi, ka goditur një makinë Fiat duke nisur dinamikën e përplasjes. Pas kontrollit të policisë, Kabashi rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit dhe si masë parandaluese i është hequr patenta ndërsa hetohet ngjarja nga e cila kanë mbetur të plagosur tre persona, raporton panoramasport.

Mes tyre, më rëndë është një 33-vjeçare nga Breshia, e cila është në gjendje të rëndë, e shtruar në reanimacionin e Versiljas.  Një 41-vjeçar dhe një vajzë tjetër kanë pësuar dëme më të lehta.

Policia bashkiake ka bërë të ditur paraprakisht se makina e Kabashit, pasi ka goditur Fiat-in që drejtohej nga një turist arab, ka kaluar në korsinë tjetër duke përplasur motorin që po i vinte përballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat