Ibra harron Messin: Ky është lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur

Futboll

Ibra harron Messin: Ky është lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 18:15
Zlatan Ibrahimoviq

Zlatan Ibrahimoviq ka luajtur me skuadrat më të forta evropiane.

Karriera e suedezit ka qenë shumë e pasur pasi ai ka pasur rastin të luante në klube të mëdha si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe së fundmi Manchester United.

Tek të gjitha këto ekipe ai ka pasur përkrah futbollistë të mëdhenj, por Ibra thotë se lojtari që ka dashur më shumë të luajë së bashku me të ka qenë braziliani Adriano, me të cilin ka luajtur për një kohë tek Interi.

“Kam luajtur me futbollistë të mëdhenj, por ai me të cilin kam dashur të luaja më shumë dhe nuk kam mundur është Adriano tek Interi”, ka thënë Ibra.

“Gjëja e parë që i kam thënë Massimo Moratti kur kam shkuar atje ka qenë që ta mbante Adrianon pasi doja të luaja me të”.

“Ai ka qenë një bishë, ka goditur nga çdo pozitë dhe askush nuk ka mundur t’i ndalte gjuajtjet e tij”.

“Por, fatkeqësisht gjithçka ka zgjatur shumë pak. Të gjithë e dimë se me çfarë vështirësish është përballur ai, por Adriano ka mundur të bëhet më i miri”, ka përfunduar Ibra.

Ibrahimoviq ka luajtur me Interin për tre vite ku ka fituar edhe tri herë rresht Scudetton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat