Kaltër-zinjtë kërkojnë mbrojtësin me prejardhje shqiptare.
Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A.
Kjo pasi që Interi ka shfaqur interesim për futbollistin shqiptar i cili luan me kombëtaren e Gjermanisë.
Gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio ka raportuar se Inter dhe Arsenal tashmë kanë pasur bisedime për lojtarin, transmeton KosovaPress.
Mustafi shihet si një lojtar ideal për qendrën e mbrojtjes nga trajneri Luciano Spalletti dhe një ofertë e majme mund ta bind Arsenalin për ta shitur futbollistin.
Mustafi në të kaluarën ka luajtur me Sampdorian në Serie A.