Liverpool refuzon 125 milionë euro për Coutinho

Futboll

Liverpool refuzon 125 milionë euro për Coutinho

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:46
Philippe Coutinho

Barcelona dëshiron që pas largimit të brazilianit Neymar në Paris St. Germain të sjellë në radhët e veta bashkëkombësin e tij Philippe Coutinho.

Tash për tash gjuetia mbi futbollistin e shquar është e pasuksesshme, pasi që Liverpool për herë të tretë ka refuzuar ofertën për shërbimet e tij.

Sipas shkrimeve të mediave britanike, oferta e fundit ka qenë 125 milionë euro.

Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, kohë më parë ka deklaruar se 25-vjeçari Coutinho nuk është në shitje, por ai nuk mund ta ndalë këtë, pasi që janë pronarët e klubit ata të cilët vendosin. 

Coutinho nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme kampionale kundër Crystal Palace për shkak të lëndimit të gjurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat