Rikthehet Bundesliga dhe Bayerni i “vjetër”

Futboll

Rikthehet Bundesliga dhe Bayerni i “vjetër”

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 23:20
Bayern, festa

Bundesliga rikthehet me të njejtin skenar, Bayernin e Mynihut në fron që çel sezonin me një fitore deri diku të lehtë ndaj Bayer Leverkusen në “Allianz Arena”. “Aspirinat” u dorëzuan 3-1 ndaj të besuarve të Carlo Ancelottit në premierën e sezonit të ri të futbollit gjerman ku u luajt një muzikë e njohur, ajo e Bayernit të Mynihut në formatin e skuadrës së frikshme. Ishte i riu Niklas Suele njeriu i golit të parë sezonal. Në minutën e 9, qëndërmbrojtësi i blerë gjatë merkatos së verës nga Hoffenheim, kampi në avantazh vendasit të mbështetur nga rreth 70 mijë tifozë të pranishëm në stadiumin bavarez. Një tjetër debutues dhe blerje e merkatos së verës la shenjën e tij pak minuta më vonë.

Corentin Tolisso sigloi rrjetën e dytë 10 minuta më vonë duke i dhënë një drejtim pa kthim ndeshjes. Bayer Leverkusen humbi edhe më shumë terren, duke u kujdesur për të mos e kthyer në një natë turpi ndeshjen e parë të sezonit. Robert Leëandoëski shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve në minutën e 53 teksa transformoi në gol një 11-metërsh që vulosi përfundimisht fitoren e Bayernit të Mynihut.

Në krahun tjetër, Admir Mehmedi mbajti lart nderin e “Aspirinave” me një realizim personal 25 minuta nga fundi, por të pamjaftueshëm për të rikthyer në lojë ekipin e Heiko Herrlich. Një ndeshje që dhuroi jo pak emocione duke çelur kapitullin e një rrugëtimi të gjatë që do të përfundojë në muajin Maj të vitit të ardhshëm. Supersport përcolli emocionet e kësaj sfide dhe një gjë të tillë do të vazhdojë ta bëjë gjatë 3 viteve në vazhdim pasi ndeshjet e Kampionatit Gjerman do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në paketën sportive të Digitald në kanalin Eurosport 2, kanalin numër 99 të paketës satelitore dhe 95 në atë tokësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat