Guardiola nuk heq dorë nga Sanchez, e ka gati ofertën e re

Futboll

Guardiola nuk heq dorë nga Sanchez, e ka gati ofertën e re

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 08:50
Pep Guardiola dhe Alexis Sanchez

Pep Guardiola është i vendosur që ta transferojë Alexis Sanchezin nga Arsenali.

E ardhmja e c vazhdon të mbetet e paqartë. Lojtari ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, derisa po kërkohet me ngulm nga Manchester City.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, Pep Guardiola është i vendosur që ta transferojë yllin e Kilit nga Arsenali gjatë kësaj vere.

Thuhet se ekipi nga Etihad do të bëjë një ofertë prej 70 milionë (76 milionë euro) funteve për ish-sulmuesin e Barcelonës.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do to marrë Arsenali. Duhet theksuar se Arsen Wenger më herët ka thënë se Arsenali nuk do t’i shesë yjet te rivalët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat