Gjilani mund Besën

Futboll

Gjilani mund Besën

Nga: K.Goca Më: 20 gusht 2017 Në ora: 19:09
Isa Eminhaziri

Gjilani starton me tri pikë të mëdha. Ata e mposhtën me rezultat 2:1 Besën e Pejës. Vendasit ishin më të mirë dhe fituan me plot meritë tri pikë të mëdha. Pejanët siç dihet kanë filluar me vonesë përgatitjet dhe kjo po ndikon ende në lojën e tyre, ndërsa në anën tjetër, kryetrajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, pa dyshim se është i gëzuar me fitoren në hapje të edicionit. Në minutën e 31-të, Gjilani kalon në epërsi, kur Isa Eminhaziri me mjeshtrin e tij nga afërsia me kokë fërfëlloi topin në rrjetë, 1:0. Në minutën e 53-të, Gëzim Rusi ka shënuar golin e dytë pas asistimit të Diar Mustafës. Në minutën e 82-të, Altin Merlaku ka shënuar për Besën pas një gabimit të Ergon Hysenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat