Shkëndija pa respekt për Shkupin

Futboll

Shkëndija pa respekt për Shkupin

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2017 Në ora: 18:52
Lojtarët e Shkëndijes

Skuadra e Shkëndijes nga Tetova shënoi fitoren e radhës në Kampionatin e Maqedonisë në futboll. Kuqezinjtë kësaj radhe në Çair e mundën me rezultat të thellë 3:0 skuadrën tjetër shqiptare, Shkupi. Në 45 minutat e parë portat mbeten të paprekura, por në periudhën e dytë tetovarët treguan paraqitje të jashtëzakonshme dhe aspak respekt për rivalin.

Futbollisti Armend Alimi zhbllokoi rezultatin me një supergol në minutën e 49-të, ndërsa qetësi solli Besart Ibraimi me realizim nga penalltia (62’). Goli i tretë u shënua nga Marjan Radeski në minutën e 79-ën. Shkëndija në dy ndeshje nuk ka pësuar asnjë gol apo për 180 minuta, me goldallim 5:0 kryeson renditjen me 6 pikë, sa ka edhe i dyti Sileksi nga Kratova, kurse Shkupi renditet në pozitën e shtatë me një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat