Strootmanit nuk i intereson kalimi te Juve

Futboll

Strootmanit nuk i intereson kalimi te Juve

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 18:55
Kevin Strootman

Kevin Strootman nuk është i interesuar të largohet nga Roma për tu bashkuar me Juventusin në këtë verë.  

Bianconerët kanë qenë të lidhur me mesfushorin këtë verë dhe e duan në skuadër sikurse që bën me Miralem Pjanicin verën e shkuar.

Diferenca mes tij dhe boshnjakut është se lojtari nuk ka klauzolë për ta thyer, sikurse që kishte boshnjaku.

Klauzola e tij prej 45 milionë eurove ishte valide vetëm deri më 1 gusht.

Sipas SportMediaset, interesimi nga Juve vazhdon, por holandezi u ka thënë klubit se nuk e dëshiron largimin.

Pas fjalëve të tij klubi ka vendosur që të mos e shes, duke i mbyllur përfundimisht dyert Juves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat