Draxler kthehet në Gjermani

Futboll

Draxler kthehet në Gjermani

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 18:59
Julian Draxler

Julian Draxler është në kërkim të një skuadre të re për sezonin e ardhshëm.

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich është duke u interesuar për anësorin e PSG-së, Julian Draxler, shkruan Westdeutsche Allgemeine Zeitung.

Për shërbimet e tij Bayerni është gati që të paguajë 40 milionë euro, aq sa kishte paguar PSG gjashtë muaj më parë kur e transferoi nga Wolfsburg.

Gjermani shihet si zëvendësues i Franck Ribery, i cili ka kontratë me Bayernin vetëm deri në verën e vitit 2018.

Përveç Bayernit, për Draxler interesohen edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Arsenal dhe Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat