Kaliniç prezantohet te Milani

Futboll

Kaliniç prezantohet te Milani

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 14:50
Kaliniç

Nikola Kaliniç është sulmuesi i ri i AC Milan dhe tani ka ardhur zyrtarizimi. Klubi kuqezi e ka marrë nga Fiorentina në formën e huazimit, me të drejtë blerje përfundimtare në fund të sezonit për rreth 25 milionë euro. Sulmuesi kroat kaloi vizitat mjekësore ditën e hënë dhe të martën firmosi deri në vitin 2021. Futbollisti i lindur në vitin 1988 është blerja e 11-të e Milan në këtë verë dhe do të mbajë fanellën me numrin 7.

Emri që ka qarkulluar ditët e fundit është ai i Krychowiak, futbollist që nuk bën pjesë në planet e Paris SG, por që pëlqehet nga trajneri Vincenzo Montella

“Dua të përshëndes të gjithë tifozët e Milan dhe të them se jam i lumtur dhe krenar që mbërrita në këtë klub. Që në ditën e parë që më kërkuan ky ishte vullneti im.” Kalinic ka shënuar 33 gola në 83 ndeshje të luajtura në Serie A, ku ka debutuar pikërisht kundër Milan në vitin 2015. Kroati është sulmuesi tipik për manovrën e kërkuar nga Montella. “Dua të fitoj sa më shumë me Milan dhe të respektoj këtë fanellë që kam marrë. Shevchenko ka qenë një nga idhujt e mi.” – deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat