Barcelona ka paditur sot Neymarin, duke ia kërkuar 8.5 milionë euro. Tani ka ardhur edhe reagimi i PSG-së, që ka lëshuar një njoftim për shtyp.
“PSG është i befasuar nga vendimi i Barcelonës për fillimin e procedurave ligjore në Spanjë kundër ish-lojtarit të saj, Neymar”, shkruan mes tjerash PSG.
“PSG përsëritë që Neymar i ka respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat në fuqi”.
Barca kërkon dëmshpërblim nga Neymar, për shkak të prishjes së kontratës.