Shkëndija do të luajë për nder ndaj Milanit

Futboll

Shkëndija do të luajë për nder ndaj Milanit

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 21:15
Ferhan Hasani

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, së bashku me kapitenin Ferhan Hasani kanë dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Milanit.

Skuadra nga Tetova pësoi me rezultat 6-0 në San Siro dhe thuajse është eliminuar nga Liga e Evropës.

“Për Ferhan Hasanin do të vendosim pas treningut se ka ankesa për lëndim. Juniori gjithashtu ankohet, por do të vendosim nesër”.

“Fitoret me Vardarin dhe Shkupin janë të bukura dhe na japin zemër. Do të ketë ndryshime dhe publiku do të jetë shtytje për ne”.

“Nuk kemi frikë për rezultat të thellë si në lojën e parë. Jemi të mësuar tani me kundërshtarin dhe nuk besoj se do të ketë rezultat të njëjtë”, ka thënë Osmani.

“Nuk kemi qenë ne të këqij. Fati, kushtet, emocionet dhe gatishmëria jonë ndaj Milanit, ndikoi në rezultat”, është shprehur Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat