Kosova do të ballafaqohet me Kroacinë (me 2 shtator) në Zagreb dhe (me 5 shtator)me Finlandën në Shkodër, në ndeshjet e kualifikuesve për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. Kosova është në grupin I dhe në fund të renditjes me një pikët të mbledhur. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki shpalli listën e futbollistëve për këto dy ndeshje. “Përqendrimi i parë maksimal do të jetë me Kroacinë”, ka thënë Bunjaki. Ai ka ftuar 22 futbollistë për këto dy ndeshje. Për herë të parë është ftuar Ardin Dallku nga Vorskla Poltava e Ukrainës.
Lista e lojtarëve
Portierë: Samir Ujkani (Cremonese), Adis Nurkoviç (Flamurtari i Vlorës), Bledar Hajdini (Trepça '89); mbrojtës: Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Bajram Jashanica (Skënderbeu), Mërgim Vojvoda ( Mouscron), Ardin Dallku (Vorksla Poltava); Benjamin Kololli (Lausanne), Leart Paçarada (Sandhausen), Lirim Kastrati (Roma); mesfushorë: Enis Alushi (Nurnbergu), Hekuran Kryeziu (Luzerni), Besar Musolli (Kukësi), Bernad Berisha ( Akhmat Grozny), Besar Halimi (Brondby), Valon Berisha (Salzburg), Arbër Zeneli (Heerenveen), Donis Avdijaj (Schalke 04), Milot Rashica (Vitesse); sulmues: Erton Fejzullahu (Kalmar), Atdhe Nuhiu (Sheffield Wed) dhe Vedat Muriqi (Genclerbirligi).