Arrestohet Wayne Rooney

Futboll

Arrestohet Wayne Rooney

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 11:14
Wayne Rooney

Futbollisti anglez, Wayne Rooney, është arrestuar pasi dyshohet të ketë qenë duke vozitur në gjendje të dehur.

31 vjeçari po voziste drejt shtëpisë së tij në Cheshire kur ishte ndalë nga policia.

Rooney, i cili është top-golashënuesi i Anglisë, kishte dalë për t’u argëtuar më herët gjatë natës.

Si duket, ish-ylli i Manchester United, Rooney, e ka në qejf alkoolin, pasi që edhe në nëntorin e vitit të kaluar ishte parë në gjendje të dehur pas fitores së Anglisë ndaj Skocisë në kualifikimet për Kampionat Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat