Dembele: Kur nuk mund të flija natën e transferimi te Barcelona nuk bëhej zyrtar, Mbappe më ndihmonte shumë

Futboll

Dembele: Kur nuk mund të flija natën e transferimi te Barcelona nuk bëhej zyrtar, Mbappe më ndihmonte shumë

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 00:32
Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe

Ousmane Dembele ka thënë se Kylian Mbappe e ka ndihmuar dhe përkrahur që të kalojë te Barcelona.

Dembele u bashkua me Barcan nga Borussia Dortmund për një shumë që mund të arrijë vlerën e 147 milionë eurove.

Në të njëjtën anë edhe Mbappe e kompletoi transferimin e tij te Paris Saint-Germain si huazim me të drejtë blerje për 180 milionë euro.

“Ai është një koleg me të vërtet i mirë”.

“Kemi biseduar shumë në telefon gjatë gjithë procesit. Ai është i lumtur për mua”

“Ai provonte të më qetësonte kur ditët kalonin dhe transferimi nuk bëhej zyrtar. Ai më thoshte se është çështje kohe’.

“Isha nervoz për marrëveshjen, nuk mund të flija natën. Doja të isha atje sa më shpejt që ishte e mundshme”.

“Ai ishte shumë i lumtur për mua kur nënshkrova, më uroi dhe më tha që pret më të mirën nga unë. U uroj edhe unë më të mira, gjithashtu”, ka thënë Dembele për Mundo Deportivo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat