Thaçi beson se do të kthehen me pikë të plota nga Skenderaj

Futboll

Thaçi beson se do të kthehen me pikë të plota nga Skenderaj

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 17:21
Arsim Thaçi

Skuadra e Prishtinës udhëton në Skenderaj për t’i marrë tri pikë në përballje me Drenicën. Prishtina mungesë e ka vetëm Debatik Currin e “skuqur” pas dy kartonëve të verdhë në ndeshjen e fundjavës me Lirinë.  Kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, beson e shpreson se do të kthehen me pikë të plota. “Si fushë, si stadium, gjithmonë ka qenë i vështirë për ekipet. Por, ajo që duhet theksuar, se si ekip, e potencoj, gjithmonë kanë qenë korrekt maksimalisht , duke u nisur nga tifozët që për mua janë model për krejt klubet e futbollit në Kosovë dhe normalisht pjesa tjetër, lojtarët, kanë qenë gjithmonë korrekt brenda fushës. Pra, neve na konvenon si ekip, kjo mënyrë, kjo atmosferë dhe kjo sjellje e lojtarëve dhe e publikut. Kështu që presim një lojë shumë të mirë. Normalisht presim t’i vazhdojmë sukseset ashtu siç kemi thënë më herët, se fitorja me Lirinë dhe kthimi i fitoreve me Flamurtarin, na e jep mundësinë që ne të vazhdojmë me fitore dhe unë jam i sigurt që do të vazhdojmë me këtë ritëm dhe normalisht suksesi është i përbashkët, sepse numër një është klubi, pastaj gjërat tjera”, ka thënë Thaçi për faqen e FC Prishtina.

Superliga e Kosovës, java e 4-të

E mërkurë

Vllaznia-Trepça '89

Drenica-Prishtina

Liria-Drita

Besa-Flamurtari

E enjte

Gjilani-Vëllaznimi

Ndeshjet fillojnë në orën 16.30

Liga e parë, java e katërt

E mërkurë

Vushtrria-Dukagjini

Trepça-Ferizaj

KEK-u-Ballkani

Fushë Kosova-Rahoveci

Vitia-Onix Banja

Bashkimi-2 Korriku

E enjte

Kika-Hajvalia

Ndeshjet fillojnë në orën 16.30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat