Getafe paralajmëron Barcelonën

Futboll

Getafe paralajmëron Barcelonën

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 11:54
Sergio Pachon

Ish-lojtari i Getafes, Sergio Pachon, e ka sfiduar Leo Messin përmes një statusi në Twitter. Pachon ka luajtur për Getafen nga viti 2004 deri 2007 dhe e ka paralajmëruar Leo Messin se nuk do ta ketë të lehtë të shtunën kundër Getafes në kuadër të La Ligës.

Statusi i Pachon vjen pas performances fantastike te yllit argjentinas ndaj Juventusit mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku Messi shënoi dy gola në fitoren bindëse të Barcelonës 3:0.“Sa bukur është të jesh Messi dhe të shënosh në të gjitha ndeshjet... hahaha por shikoni të shtunën vini në Getafe dhe nuk do të jetë e lehtë. Vamos Geta”, ka shkruar Pachon në Twitter, drejtuar Messit.

Getafe e pret Barcelonën këtë të shtune, në një ndeshje që do të nisë nga ora 16:15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat