Liria tregoi fuqinë kundër Dritës

Futboll

Liria tregoi fuqinë kundër Dritës

Nga: K.G. Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:27
Pamje nga një ndeshje

Drita nga Gjilani pësoi humbje në Prizren. Liria nga Prizreni para shikuesve të saj dha maksimumin dhe arritën fitore me rezultat 2:0 ndaj Dritës.

Në minutën e 13-të, Qëndrim Gashi me dinakërinë e tij kaloi në epërsi Lirinë. Pas 21 minutave (34’) Artur Magani shtyn topin drejt rrjetës me kokë pas harkimit të Avdylit për të thelluar fitoren, 2:0. Liria arkëtoi tri pikë, kurse Drita mbetet duarthatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat