Debutuesi i doli dardhë me bisht kampionit - Bota Sot
Debutuesi i doli dardhë me bisht kampionit

Futboll

E premte, 24 nëntor 2017

Debutuesi i doli dardhë me bisht kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:27
Pamje nga një atmosferë

Kampioni në fuqi, Trepça ’89 nga Mitrovica, hasi në një lojë mjaft të mirë të debutuesit Vllaznisë nga Pozhorani, në takimin që u luaj në Gjilan. Vllaznia triumfoi me rezultat 2:1 kundër Trepçës ’89, në ndeshjen e javës së katërt të elitës së futbollit. Kjo ishte ndeshja më e mirë e Vllaznisë dhe fitorja e parë e saj. Debutuesi i doli dardhë me bisht kampionit.

 Almedin Murati për mrekulli goditi dhe kaloi në epërsi Vllazninë pikërisht në minutën e 25-të. Një minutë pa përfunduar pjesa e parë e takimit, Rron Broja barazoi rezultatin. Kur pritej se 45 minutat e parë do të mbyllen me barazim, “vendasit” shënuan falë Besim Alidemajt dhe 2:1.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test