Klopp: Liverpool e meritoi fitoren ndaj Sevillas

Futboll

Klopp: Liverpool e meritoi fitoren ndaj Sevillas

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 08:52
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, e ka pranuar se skuadra e tij ka në nevojë të përmirësohet pas barazimit 2-2 me Sevillan të mërkurën mbrëma në Ligë të Kampionëve.

Ai beson se ka shumë gjëra pozitive që lojtarët e tij mund t’i marrin nga kjo përballje.

“Nuk ka kuptim të frustrohemi, duhet ta pranojmë [barazimin]. Nuk është çka deshëm, e as çka merituam. Ata nuk patën raste, jo më shumë se ne sepse ne dominuam totalisht”, ka thënë Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat