Messi ka një kërkesë për Barcelonën

Futboll

Messi ka një kërkesë për Barcelonën

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 08:54
Leo Messi

Leo Messi nuk dëshiron ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën në një konferencë për media plot me njerëz.

Ai preferon një takim të thjeshtë me presidentin Bartomeu dhe më pas klubi t’i shpërndajë fotografitë, shkruan AS.

Messi dëshiron që e gjitha të jetë private, pa kamera apo media para tij.

Leo po kërkon ta bëjë atë që e ka bërë gjatë nënshkrimit të shtatë renovimeve të kaluara me Barçen: ta vizitojë zyrën e presidentit, të nënshkruajë shpejt, t’i shtrëngojë duart me zyrtarët e Barçes dhe më pas secili në shtëpinë e vet.

Shumë shpejt Messi pritet ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës që do ta mbajë atë në Barcelonë deri në vitin 2021.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat