Nuk pranohet dorëheqja e Selmanit

Futboll

Nuk pranohet dorëheqja e Selmanit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2017 Në ora: 10:21
Agron Selmani

Flamurtari i Prishtinës nga katër ndeshje ka vetëm një barazim dhe të gjitha humbje, duke arritur vetëm një pikë dhe renditet i fundit në tabelën e elitës së futbollit të Kosovës. Agron Selmani ka afruar dorëheqje, por e cila nuk është pranuar nga kryetari i klubit .

“Nuk ka vend për demoralizim, ka vend për punë dhe sjellje më të përgjegjshëm në rrugëtimin e KF Flamurtarit drejt objektivave të veta. Kryetrajneri është një bashkëpunëtor profesional i cili me dijen dhe kapacitetin që ka ofron shërbimet e veta aty ku kërkohen, por njëkohësisht merr përgjegjësin dhe në mënyrë të përgjegjshme reflekton për pozicionin e vetë në kohën dhe momentin e duhur. Në KF Flamurtar nuk e kemi nis mirë sezonin garues dhe nisur nga kjo situatë dhe nga këto parime pas ndeshjes në Pejë, unë i kam ofrua kryetarit të klubit, Imer Ademit, dorëheqjen time nga posti i kryetrajnerit, i bindur se klubit në këtë kohë i duhet një udhëheqës i ekipit pak më ndryshe.
Kryetari i klubit, Imer Ademi, nuk e pranoi dorëheqjen time, duke dhënë mbështetjen për shtabin teknik dhe për lojtarët në realizimin e objektivave të klubit”, shkruan Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat