Barça i ka ofruar Di Marias 10 milionë euro në vit

Futboll

Barça i ka ofruar Di Marias 10 milionë euro në vit

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 20:28
Angel Di Maria

Klubi katalanas ka tentuar ta transferojë yllin argjentinas.

Barcelona ishte shumë e interesuar për ta pasur në skuadër Angel Di Marian, por rikthimi i tij në La Liga nuk ka mundur të realizohet pasi klubet nuk kanë arritur marrëveshje.

Paris Saint-Germain i ka kërkuar shumë më shumë para sesa që kishte ofruar Barcelona dhe për këtë arsye bisedimet kishin dështuar, transmeton KosovaPress.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Barça ka pasur marrëveshje me Di Marian dhe i ka ofruar atij një pagë prej 10 milionë eurosh në vit.

Te Barcelona e kanë konsideruar Di Marian si zëvendësues të Neymarit, i cili la klubin blaugrana për t’iu bashkuar Parisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat