Sa mungon Pogba?

Futboll

Sa mungon Pogba?

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 11:17
Pogba

Ndeshja ndaj Baselit nuk ishte pozitive në çdo aspekt për Manchester United, që në sfidën ndaj kampionëve të Zvicrës, në Champions League, humbi mesfushorin më të rëndësishëm që ka në skuadër dhe pikërisht njeriun që u ka kushtuar më shumë arkave të Djajëve të Kuq gjatë gjithë historisë së tyre. Në një fazë shumë delikate të sezonit, Jose Mourinho duhet ti bëjë llogaritë pa mister 105 milionë Eurosh-in, pasi Paul Pogba nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit portugez për 4 deri në 6 javët e ardhshme. Dëmtimi që pësoi mesfushori francez në sfidën ndaj Baselit do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për rreth më shumë se një muaj. Pogba i larguar nga fusha në minutën e 19-të të sfidës së Old Trafford ndaj skuadrës zvicerane pësoi një dëmtim muskular në kofshën e majtë dhe tashmë do të mungojë për një periudhë të caktuar.

Jose Mourinho shpreson shumë ta ketë gati Pogba-në për duelin e 14 tetorit, ku në program në Anfield Road është sfida mes dy skuadrave më titulluara në Premier League, pasi Liverpooli pret Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat