Mourinho fajëson Pogban për lëndimin

Futboll

Mourinho fajëson Pogban për lëndimin

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 14:11
Paul Pogba

Futbollisti francez do të mungojë deri në gjashtë javë për shkak të lëndimit.

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me sjelljen e Paul Pogbas, që e solli deri te lëndimi këtë javë.

Sipas The Sun, Mourinho dhe stafi i tij e fajësojnë lojtarin që nuk i ka marrë parasysh këshillat e tyre, në lidhje me telashet që ka pasur Pogba edhe në të kaluarën me të njëjtin lëndim.

Madje sipas tabloidit britanik, Pogba ka marrë terapi nga një trajner personal duke shpërfillur këshillat e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat