Naim Ejupi takohet me trajnerin Roberto Mancini

Futboll

Naim Ejupi takohet me trajnerin Roberto Mancini

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 14:49
Naim Ejupi takohet me trajnerin Roberto Mancini

Anëtari i bordit, Naim Ejupi takohet me trajnerin Roberto Mancini. Krahas procesit të ngritjes së FC Prishtina në një nivel më të lartë, çdo drejtues yni po vazhdon të shfrytëzojë të gjitha kanalet për afrim të klubit Prishtina me ato ndërkombëtare.

"Së fundmi anëtari i Bordit të FC Prishtina, Naim Ejupi, e ka bërë një gjë të tillë. Zyrtari i lartë i klubit tonë e ka takuar trajnerin e famshëm italian, Roberto Mancini, të cilin e ka njoftuar për historinë e lavdishme të skuadrës bardh e kaltër dhe proceset ambicioze të saj.

Këtë Ejupi e ka bërë përmes Massimo Tramontana, menaxherit të Genoas, i cili merret me aranzhimin e ndeshjeve të klubit të famshëm italian.

Tramontana ishte ai që pak kohë më parë kishte kërkuar nga FC Prishtina ndeshje miqësore me Genoan në Kosovë, por palët janë pajtuar që këtë miqësore ta shtyhet për një të ardhme të afërt, përkatësisht pas rinovimit të stadiumit të FC Prishtinës.

Për këtë çështje kanë diskutuar sërish Naim Ejupi me Tramontanan, i cili ka konfirmuar afërsinë e Genoas me FC Prishtinën.

Tramontana po ashtu dje ka vizituar edhe ambientet e klubit meqë rast u takua me administratën e klubit", thuhet nga FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat