Ancelotti në vend të Wengerit tek Arsenali?

Futboll

Ancelotti në vend të Wengerit tek Arsenali?

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 15:08
Carlo Ancelotti dhe

Trajneri italian pritet të largohet nga Bayerni në fund të sezonit.

Carlo Ancelotti mund të kthehet përsëri në Premier Ligë, mirëpo këtë herë jo te Chelsea por te rivali i qytetit Arsenal.

Trajneri italian ka kontratë me Bayernin edhe për dy vite të tjera, por nëse nuk arrin suksese në Ligën e Kampionëve as këtë vit ai mund të largohet nga Allianz Arena.

Mediat në Angli, raportojnë se Arsene Wenger do t’i jap lamtumirën Arsenalit në fund të sezonit, për t’i hapur derë Ancelottit.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime në bankat e trajnerëve në dy klubet e mëdha evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat