UEFA fillon hetimet për ndeshjen Arsenal-Koln

Futboll

UEFA fillon hetimet për ndeshjen Arsenal-Koln

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 17:34
Ilustrim

UEFA nis hetimet për ndeshjen Arsenal-Koln. Organi më i lartë i futbollit europian ka nisur procedurat disiplinore në drejtim “Topçinjve" të Londrës me akuzën për mos menaxhim të mirë në shitje e biletave për tifozerin e Koln. Ky takim u nis me një orë vonesë për shkak të dyndjes së madhe të mbështetësve të klubit gjerman, të cilët kërkonin të futeshin në brendësi të ambientit “Emirates Stadium”  pa pasur në dispozicion një biletë.

Ndërkohë nga krahu tjetër, Arsenali përmes një komunikate publike, bën më dije se për ta ishte thelbësore ruajtja e sigurisë fizike të tifozerive. Më tej klubi londinez, thekson se biletat e vëna në dispozicion për mbështetësit e Koln ishin në bazë të rregullave të UEFA-s, por numri i madh i të pranishmëve bëri që situata të merrte një tjetër drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat