Kasapi: Do të jemi edhe më të fortë!

Futboll

Kasapi: Do të jemi edhe më të fortë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2017 Në ora: 18:42
Fetim Kasapi

Besa nga Peja po shënon rezultate të mira në fillim të edicionit të ri në elitën e futbollit.  Klubi pejan kishte filluar përgatitjet me shumë vonesë dhe një numër i madh i njohësve të kësaj loje dyshoni se do të ketë një nismë të mirë, duke pasur parasysh të gjitha telashet që hasën dhe largimi i një numrit të madh të futbollistëve, por kështu nuk ndodhi. Puna e trajnerit Valdet Shoshi ka dhënë efektet e para, sepse nga katër ndeshje ka dy fitore e dy humbje, duke u renditur në pozitën e pestë me gjashtë pikë apo dy me pak se lideri Feronikeli nga Drenasi.

Edhe pejanët nuk kanë pritur këtë ecuri të rezultateve, për shkak se nuk ishin si duhet të përgatitur për sfidat e para. Fitorja e fundit me rezultat 2:0 ndaj Flamurtarit të Prishtinës, ka rritur edhe më shumë apetitet të ky kolektiv. Mesfushori i Besës, Fetim Kasapi, realizoi dy gola për fitoren e Besës kundër Flamurtarit, tha se janë në formë të mirë dhe beson se do të vazhdojnë këtë seri të mirë. “Besa ka futbollistë të mirë dhe djem të ri. Tjetër gjë është që kemi filluar ushtrimet me vonesë, por fatmirësisht komponuam lojën”, tha Kasapi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Si e sheh Besën në javët e ardhshme? “E shohim të mobilizuar për çdo ndeshje. Besoj se do të jemi edhe më të fortë për të gjitha skuadrat dhe ato skuadra që mendojnë se mund ta na mposhtin, do ta kenë shumë të vështirë, por u duhet mund e djersë”, thotë mesfushori. Ai beson se do të renditen sa më lartë:  “Besa synon të jetë sa...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat