Muller pëlqen kalimin te United

Futboll

Muller pëlqen kalimin te United

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 21:08
Muller

Ylli i Bayern Munichut është kërkuar edhe më parë nga ‘Djajtë e Kuq’.

Thomas Muller preferon të kalojë te Manchester United, në rast largimi nga Bayern Munich.

Gjermani nuk po kalon periudhë të mirë te kampionët e Bundesligës nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Për të kanë shprehur interesim, Arsenal, Chelsea dhe Liverpool, por preferenca e Mullerit është United.

Me ardhjen e Ancelottit në Munih, Muller ka qëndruar më shumë në bankën rezervë dhe kjo është e papranueshme për reprezentuesin e Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat