Liverpool dëshiron transferimin e De Vrij

Futboll

Liverpool dëshiron transferimin e De Vrij

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 21:47
De Vrij

Liverpool është duke u përgatitur që të bëjë ofertë që në janar për mbrojtësin e Lazio, Stefan de Vrij.

Problemet defanzive janë duke vazhduar në ekipin nga ‘Anfield’, dhe Jurgen Klopp duket të jetë i vendosur për transferimin e De Vrij, pasi për momentin transferimi i Virgil van Dijk, nuk duket të jetë i mundur.

Liverpool kanë pësuar tetë gola në katër ndeshje në Premier Ligë, dhe dy të tjera në barazimin 2-2 kundër Sevilla, në Ligën e Kampionëve.

25 vjeçari konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A, dhe shihet si zgjidhje e problemeve për mbrojtjen e ekipit të Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat