Atletico përuron stadiumin e ri me fitore

Futboll

Atletico përuron stadiumin e ri me fitore

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 00:16
Atletico e Madridit

Atletico e Madridit e përuroi me fitore stadiumin e ri “Wanda Metropolitana”, ku në javën e katërt të La Liga Ligës kishte përballë Malagan. Ndaj andaluzianëve Los Colchneros vuajtën shumë derisa gjetën golin me Antoine Griezmann në minutën e 61-të, pas një lëvizje të bukur të Correas në krahun e djathtë të sulmit.

Malaga iu afrua barazimit në të 90-tën, por Oblak nul lejoi prekjen e rrjetës, Me Atleticon që ngjiten në vendin e tretë në kuotën e tetë pikëve.

Nderkohe para ndeshjes kishte edhe nje ceremoni festive qe peruroi impiantin e ri te “los colchoneros” i cili do te kete plot 67.703 vende dhe do te jete fortesa e ekipit te drejtuar nga Diego Simeone. I pranishem ne ceremoni dhe ndoqi ndeshjen edhe Mbreti Felipe VI bashke me shume personalitete te tjera.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat