Morata flet për largimin nga Reali: Nuk mund të rrija në stol

Futboll

Morata flet për largimin nga Reali: Nuk mund të rrija në stol

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 06:59
Alvaro Morata

“Nuk jam një lojtar stoli”. Sulmuesi i skuadrës së Chelsea, Alvaro Morata ka të treguar arsyet se përse vendosi të largohej nga Reali i Madridit. Spanjolli ka rrëfyer se dëshira e tij ishte të qëndronte në Madrid, por jo me cdo kusht, pasi ai nuk mund tia lejonte vetes ti ishte në rolin e një zëvëndësuesi.

“Zidane më kërkoi të qëndroja dhe në fakt unë isha i lumtur në Madrid, por nuk mund të isha pjesë e kësaj skuadre si zëvendësues. Vjen një moment ku dëshiron të kesh më shumë minuta në dispozicion. Jam një futbollist ambicioz dhe kam uri për të fituar sa më shumë trofe.

Është tekniku i Chelsea  Antonio Conte ai  që e bindi 24-vjecarin të transferohej tek “Blutë e Londrës” dhe ndaj Italianit sulmuesi është mirënjohës. Morata shprehet se ndihet i kënaqur që punon me trajner si Conte.

“Gjatë verës pata bisedime të shpeshta me Conten, ishte ai që më bindi të transferohesha tek Chelsea edhe kur drejtonte Juventusin ishte pikërisht ai personi që besoi tek unë dhe kërkoi transferimin tim. Nuk pata mundësi të bashkëpunoja për shumë kohë. Tani jam shumë i lumtur që po punojmë sërish bashkë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat