Reprezentuesi i Kosovës shënon në Holandë

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës shënon në Holandë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2017 Në ora: 13:13
Arbër Zeneli

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, është prej me të merituarve që Heerenveen si mysafirë triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Excelsior-it, në ndeshjen e javës së pestë të elitës së futbollit holandez. 

Vendasit të parë kaluan në epërsi me golin e Ryan Koolwijk në minutën e 18-të. Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat, kur në minutën e 50-të Zeneli barazoi rezultatin (1:1) duke i dhënë edhe më shumë motiv skuadrës së tij drejt fitores. Futbollisti Marco Rojas shënoi në minutën e 70-të për fitoren e Hereenveen-it.  Zeneli luajti deri në minutën e 82-të, i cili deri me tash ka realizuar dy gola në kampionat. Heerenveen është në vend të tretë me 11 pikë të tubuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat