Shaqiri me notën më të mirë te skuadra e tij

Futboll

Shaqiri me notën më të mirë te skuadra e tij

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 13:22
Xherdan Shaqiri me bashkëlojtarin e tij

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me Stoke Cityn nuk patën fat që të kthehen me një pikë në ballafaqim me Newcastlen, duke pësuar humbje rezultat 2:1. Futbollisti shqiptar tregoi lojë shumë të mirë dhe ishte prej më të mirëve në fushën e lojës.

Ai në minutën e 57-të nga rreth 20 metra goditi fortë, ku topi përtokë futet në pjesën e poshtme të djathtës të portës së vendasve,  duke u barazuar rezultati. Stoke ishte e pafat që të kthehet me një pikë, pasi që pësuan dy gola: Atsu (19’) e Lascelles (68’).  Nga ‘Daily mail’, portali i mirënjohur britanik, Shaqirin e ka vlerësuar me notën 7, më e mira nga lojtarët e Stoke Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat