Shkëndija leksion Rabotniçkit

Futboll

Shkëndija leksion Rabotniçkit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2017 Në ora: 17:22
Pamje nga një ndeshje

Shkëndija e Tetovës nuk njeh humbje në Kampionatin e Maqedonisë. Tetovarë në udhëtim e mposhtën me rezultat 6:2 Rabotniçkin nga Shkupi, në ndeshjen e javës së katërt. Kuqezinjtë deri me tash kanë katër fitore e një barazim, duke kryesuar renditjen me 13 pikë të mbledhura. Në minutën e 7-të, Duranski i vendasve u përjashtua nga loja me karton të kuq, kësisoj ishte një epërsi numerike për skuadrën shqiptare e cila i dha leksion maqedonëve.

Në minutën e 8-të, Ferhan Hasani nga penalltia ka qenë i pagabueshëm dhe kaloi në epërsi (0:1) skuadrën e tij, ndërsa Iliev shënoi autogol (16’) për 0:2. Në minutën e 34-të, Todorovski thelloi epërsinë në 0:3, kurse Markovski (38’) e ngushtoi rezultatin në 1:3. Paraprakisht Çinedu ngushtoi shifrat në 2:3 në minutën e 53-të, ndërsa Armend Alimi shënoi për 2:4 pikërisht në minutën e 56-të. Në minutën e 74-të, kapiteni Hasani shënon golin e dytë personal dhe të pestin për 'kuqezinjtë'. Shefit Shefiti thelloi fitoren (6:2) në minutën e 83-të. Te Rabotniçki u paraqitën titullarë tre shqiptar: Amir Bilalli, Emir Sahiti, Nehar Sadiki dhe Amir Bilalli.  Shkëndija me plotë meritë ngadhënjeu me 6:2 dhe njëherësh konfirmoi se është skuadra kryesore që mëton titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat