Drita i kthehet fitoreve

Futboll

Drita i kthehet fitoreve

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2017 Në ora: 17:54
Përparim Livoreka

Skuadra e Dritës nga Gjilani i kthehet fitoreve në elitën e futbollit. Drita para shikuesve të vet e mposhti me rezultat të thellë 3:0 Drenicën nga Skenderaj, në ndeshjen e javës së pestë. Drenica nuk i bëri ballë lojës shumë të mirë të mikpritësve. Pjesa e dytë ka qenë fatale për drenicasit, të cilët pësuan tri gola. Në minutën e 60-të, Përparim Livoreka kalon në epërsi Dritën.

Pas gjashtë (66’) sulmuesi Kastriot Rexha me dinakërinë thellon epërsinë në 2:0. Në minutën e 70-të, mysafirët pësuan goditjen e fundit. Shabani ndalet në mënyrë të palejueshme, kurse gjyqtari akordoi penallti. Fidan Gërbeshi mori përgjegjësinë dhe ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, 3:0. Drita ngjitet në vend të shtatë me 7 pikë, kurse Drenica bie në pozitën e 10-të me 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat