FFK-FSHF, marrëveshje për shkëmbim të gjyqtarëve

Futboll

FFK-FSHF, marrëveshje për shkëmbim të gjyqtarëve

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 15:50
Pamje nga një ndeshje

Federata e Futbollit të Kosovës bëri të ditur se dy federatat e futbollit, e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Shqipërisë, kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e gjyqtarëve me stemë të FIFA-s në ligat elitare të futbollit të të dy vendeve.
Marrëveshja shkon në dobi të të dy federatave për shkak se mundëson shkëmbimin e përvojave ndërmjet gjyqtarëve dhe shkëmbimin reciprok të njohurive lidhur me nivelin e referimit në regjionet ku zhvillohen garat. Kujtojmë që marrëveshje e njëjtë është arritur muaj më parë me Maltën në po të njëjtën fushë. Federata e Futbollit e Kosovës është e përkushtuar që bashkëpunimin si me Shqipërinë dhe Maltën ta vazhdojë edhe me federatat e vendeve të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat