Abrashi disa ndeshje jashtë fushës

Futboll

Abrashi disa ndeshje jashtë fushës

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 16:58
Amir Abrashi

Futbollisti shqiptar, Amir Abrashi, është lënduar në përballje me Bayer Leverkusenin. Ai luan për Freiburgun, por u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 28-të për shkak të lëndimit. Lajm i keq për kombëtaren e Shqipërisë. Mesfushori energjik dhe i palodhur do të mungojë në fushat e blerta për katër javët e ardhshme.

Ky është njoftimi i klubit të tij gjerman, pas analizave përkatëse mjekësore. Një dyluftim i ashpër në mesfushë midis Amir Abrashit dhe Dominik Kohr të Bajer Leverkusen e ka detyruar mesfushorin shqiptar të Freiburg të qëndrojë për njëfarë kohe i shtrirë në fushë. Freiburgu e ka humbur takimin me rezultat 4:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat