Shefiti apo goli i rekordit

Futboll

Shefiti apo goli i rekordit

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 11:56
Shefit Shefiti

Shkëndija nga Tetova  të dielën në Shkup deklasuan 6:2 Rabotniçkin, në kuadër të xhiros së 5-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, duke shënuar një prej fitoreve më bindëse në historinë e klubit në një ndeshje zyrtare të elitës vendore. Kjo ishte hera e parë në gjithë historinë e “kuqezinjve” që realizohen 6-të gola në një ndeshje të Ligës së Parë dhe interesant është fakti se goli i rekordit në të njëjtën kohë ishte i pari zyrtar për Shefit Shefitin.

Sulmuesi 19-të vjeçar i Shkëndijës, kampion i vitit të kaluar me ekipin U 19 dhe realizator i qindra golave në kategoritë e reja, të dielën kundër Rabotniçkit në minutën e 83-të me kokë dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, duke shënuar golin e parë zyrtar me të rriturit, pa qenë i vetëdijshëm se me këtë po shënonte një rekord historik për Shkëndijën. Shefiti pas golit debutues shprehet i lumtur, ndërsa beson se kjo do të jetë shtytje për të vazhduar të punojë edhe më shumë në drejtim të ngritjes së nivelit për arritje të sukseseve tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat