Ademi kthehet në përfaqësuesen e Maqedonisë?

Futboll

Ademi kthehet në përfaqësuesen e Maqedonisë?

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 12:32
Arijan Ademi

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski, po përgatitet për të bërë publike listën e futbollistëve me të cilët do të luajë dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit me Italinë dhe Lihtenshtajin, që do të luhen në tetor, por vëmendjen më të madhe e ka marrë Arijan Ademi. Mesfushori i Dinamo Zagrebit, do të veshë sërish fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, pasi e përfundoi dënimin e dhënë nga FIFA dhe UEFA në vitin 2015, për shkak të dyshimit se ka shfrytëzuar medikamente të ndaluara.

Ademi zyrtarisht të drejtë loje ka nga 7 tetori, ashtu që në ndeshjen e parë me Italinë, më 6 tetor nuk ka të drejtë loje dhe kthimi i tij zyrtar në përfaqësuese do të ndodhë më 9 tetor në përballjen me Lihetnshtajnin e cila do luhet në Strumicë. Nga FFM-ja, për Alsat-M, thonë se gjithçka rreth kthimit të Arijan Ademit në përfaqësuesen e Maqedonisë, do bëhet zyrtare të hënën kur edhe do të publikohet lista e futbollistëve që do luajnë në këto dy ndeshje të fundit eliminatore. Mesfushori shqiptar në fillim të gushtit nisi përgatitjet me skuadrën e tij dhe pritet që në mes të tetorit të luajë ndeshjen e parë edhe atë më 14 gusht në derbin Dinamo – Osiek. Ademi në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, ka zhvilluar katër ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat