Futbollisti shqiptar shëtit me pistoletë, e denoncon ish-kryeministri Berisha - Bota Sot
Futbollisti shqiptar shëtit me pistoletë, e denoncon ish-kryeministri Berisha

Futboll

E diel, 22 prill 2018

Futbollisti shqiptar shëtit me pistoletë, e denoncon ish-kryeministri Berisha

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 13:27
Futbollisti shqiptar shëtit me pistoletë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon djalin e kryebashkiakut të Kurbinit, Artur Bardhi. Bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin Kejvi Bardhi, i cili vetëm dy ditë më parë ishte në fushë me fanellën bardhezi kundër Luftëtarit.

Qytetari që i shkruan Berishës ka publikuar një foto ku Bardhi është në makinë me një pistoletë në prehër. “Ne kemi pushtetin, kemi dhe armët!”, shkruan Berisha në “Facebook”, duke publikuar fotot e futbollistit, raporton panoramasport.

Në klubin e Laçit kanë qenë shumë të shqetësuar për gjendjen e fushës, që në ndryshim nga sezoni i kaluar, në ndeshjen e fundit me Luftëtarin ka qenë me një pamje të tjetërsuar. Sipas burimeve në klubin kurbinas, mësohet se ka dalë me defekt bari i rimbjellë para një viti. Në zona të caktuara fusha është në një gjendje të rënduar, ndërkohë që sipas të njëjtave burime, konfirmohet se ky problem nuk ka ardhur prej vaditjes.

Në këto dy javë pritet që punonjësit e stadiumit, duke u konsultuar edhe me specialistë të fushës, ta rikthejnë sa më shpejt në gjendjen e mëparshme tapetin. Gjatë verës në stadiumin e Laçit ka pasur disa rregullime në ambientet e brendshme. Gjithashtu është menduar edhe për mediat, teksa është vendosur një stacionim i ri me një konstruksion metalik për kamerat e televizioneve që do të transmetojnë direkt ndeshjet nga Laçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test